Google ADS

Bashkëpunimi pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë s’ka alternativë, thotë Sherifi

23:37 | 16 Korrik 2018
V. S.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, beson se pozita dhe opozita do ta arrijnë një konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se bashkëpunimi i pozitës me opozitën për këtë çështje nuk ka alternativë.

Sherifi ka treguar se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje, duke insistuar në arritje të konsensusit.

Sipas tij, vetëm krijimi i një ekipi të unitetit mes subjekteve politike do të ishte adekuat përballë sfidave që e presin Kosovën në këtë fazë të fundit të dialogut.

Sherifi ka theksuar se faza e konsultimeve mes partive politike ende nuk ka përfunduar, duke shprehur besimin në gjetjen e një formule të përbashkët pozitë-opozitë, edhe për platformën dhe formatin e dialogut me Serbinë./Epoka e re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme