Google ADS

Bashkëpunimi në mes nivelit qendror dhe atij lokal sjell politika efektive bujqësore

17:17 | 8 Qershor 2022
E.H

Për t’u njohur nga afër me potencialin bujqësor, blegtoral e pyjor në Komunën e Pejës, sot gjatë ditës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për një vizitë zyrtare në këtë komunë.

Me këtë rast, Ministri Peci është takuar me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku në frymën e bashkëpunimit ndër-institucional, kanë biseduar edhe rreth mundësive që ka kjo komunë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, shfrytëzim të qëndrueshëm të sektorit të pylltarisë, si dhe avancim të agro-turizmit dhe turizmit malor, masa këto të cilat përkrahen përmes Programit për Zhvillim Rural, i cili tashmë është duke u finalizuar për shpallje, shkran arbresh.info.

“Bashkëpunimi i mirëfilltë mes nivelit qendror dhe atij lokal, krijon bazën e shëndoshë për krijimin e politikave që i kontribuojnë zhvillimit, avancimit dhe forcimit të marrëdhënieve me bujqit dhe të gjithë akterët e sektorit të bujqësisë.

Po ashtu, u pajtuam se përveç sektorit të bujqësisë, duhet që t’i kushtojmë rëndësi edhe sektorit të pylltarisë duke monitoruar nga afër pyllëzimet e realizuara, mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimin e prerjeve ilegale”, ka theksuar Ministri Peci.

Duke pasur parasysh se tashmë është mbyllur periudha e aplikimit për subvencione dhe vazhdojnë procedurat tjera, duke përfshirë kontrollen në terren, Ministri Peci ka kërkuar nga Kryetari Muhaxheri monitorim të situatës në terren përmes inspektorëve që ka komuna, lidhur me implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme