Konferenca e përgjithshme e ICOM, e cila mbahet çdo tre vjet, është një mundësi unike për anëtarët e 141 vendeve të botës, për të shkëmbyer përvoja dhe plane bashkëpunimi për të ardhmen, dhe për të çuar më tej trashëgiminë e tyre kulturore në menaxhimin e muzeve. Tema e konferencës së përgjithshme në Kyoto 2019, “Muzetë si qendra të kulturës: e ardhmja e traditës”, është një forum për të marrë në konsideratë se si muzetë mund dhe duhet të luajnë një rol kryesor në shoqëri, duke krijuar role të reja për muzetë që të pasurojnë të ardhmen, ndërsa përqafojnë të kaluarën.
Projekti i përbashkët ‘’Perceptimet’’ u zgjodh si një rast studimi dhe si një shembull i forcimit të pozitës së muzeve në ngritjen e çështjeve të rëndësishme shoqërore. Përmes shkëmbimit të veprave artistike nga koleksioni i British Council dhe institucioneve të kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, muzetë pjesëmarrës tërhoqën vëmendjen për çështje të barazisë dhe përfaqësimit të grave në koleksionet permanente të muzeve, si dhe nxitën një diskutim më të gjërë për stereotipet gjinore dhe pozitën e grave në segmente të ndryshme të jetës. Ndryshimet politike, ekonomike, sociale, teknologjike dhe natyrore prezantojnë sfidë, por edhe mundësi më të madhe që muzetë të bëhen forume qendrore për diskutim dhe një vend i angazhimit qytetar. Ekspozitat, si ofertë thelbësore e muzeut, janë në qendër të diskutimit se si muzetë i përgjigjen sfidave dhe i përshtasin programet e tyre në një përfitim më të gjërë shoqëror. Paraqitja e projektit nga Ballkani Perëndimor si një shembull i praktikës së mirë në një forum kaq të rëndësishëm botëror konfirmon cilësinë e modeleve të bashkëpunimit dhe ekspertëve që udhëheqin institucionet më të rëndësishme kulturore në rajon, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.
Gjatë vizitës në Konferencën e ICOM, Arta Agani, kuratore nga Kosova deklaroi:
‘’Ndryshime të mëdha kanë ndodhur gjatë jetës tonë si dhe në rajonin tonë. Ndryshime në politikë, ekonomi dhe sisteme sociale. Duke qenë të kapura në këto ndryshime, gratë kanë luftuar të bëhen aktore aktive në zhvendosjet drejt shoqërive më të mira, dhe kanë pasur sukses. Gratë artiste kanë fituar vendin e tyre të merituar në muze dhe shkolla të artit. Sidoqoftë, ka disa ndryshime të mëdha që rrjedhin nga qasja kritike e grave kundër diskriminimit në sistemet ekzistuese. Përdoren forma të ndryshme të kritikës, ndonjëherë më të drejtpërdrejta se të tjerët, duke treguar shenja që roli i grave në shoqëri dhe art po pëson ndryshime.’’
Ju përkutojmë, projekti ‘’Perceptimet’’ ’përbëhej nga pesë ekspozita që u shfaqën në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe që përqendroheshin në punën e grave artiste. Temat e këtyre ekspozitave ambicioze dhe inovative u bashkë-kuruan nga pesë muzetë ku u shfaqën ekspozitat. Secila ekspozitë përbëhej nga vepra të artisteve më të famshme britanike nga koleksioni i British Council, duke filluar nga tapiceria tronditëse e Tracey Emin ‘’Diçka nuk është në rregull’’ (‘’Something’s Wrong’’), e cila shkatërron aktin tradicional të femrës, përmes fotografive të mprehta, autoportretit të Sarah Lucas me vezë të skuqura dhe peshkut, deri tek skulptura lozonjare e këmbëve të Anthea Hamilton, së bashku me veprat e artisteve vendase.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...