Ish-zëdhënësi i Mustafës, Bajram Gecaj, ka bërë thirrje që të mos i besohet Shpend Ahmetit, kryetarit aktual të Prishtinës.
Thotë se ai që mashtron një herë, mashtron edhe njëqind herë. Gecaj ka publikuar edhe një dokument ku thotë se dëshmohet se ai kishte marrëdhënie të mira me Devollët. Këta të fundit, sipas Gecajt, i kanë ndihmuar atij financiarisht që në kohën kur Shpend Ahmeti udhëhiqte me subjektin politik FER.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt:
AI QË MASHTRON NJË HERË, MASHTRON NJËQIND HERË!
A ju kujtohet….
…sa herë na ka rastisur ta zëmë Shpend Ahmetin në flagrancë, pra, duke mos e thënë të vërtetën; disa nga këto raste unë edhe i kam bërë publike. Për shembull, gjatë kohës së aferës së jahtit, Shpend Ahmeti kishte deklaruar se Devollët i kishte njohur shumë vonë. Megjithatë, dokumenti i mëposhtëm (edhe i publikuar) provon se ai kishte marrëdhënie të mira me ta shumë më herët; pra, Devollët dalin ti kishin ndihmuar atij financiarisht që në kohën kur Shpend Ahmeti udhëhiqte me subjektin politik FER. Qytetarët e Prishtinës besoj fuqishëm kanë marrë leksionin e duhur, dhe këtë herë nuk do ti besojnë më trillimet e tij. Posaçërisht tani kur ata kanë alternativën e duhur dhe mund të votojnë Arban Abrashin, personin tanimë të sprovuar në ndershmëri dhe kompetencë.
MOS I BESONI SHPEND AHMETIT?
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...