Bashkëpunëtori i Adil Behramaj: Bastisja e banesës skandal i paprecedent nga Prokurorisë Speciale e Dhomave të Specializuara
Pas bastisjes nga Prokuroria e Gjykatës Speciale banesës së ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tani pronar i mediumit online ‘Demokracia’ Adil Behramaj, ka reaguar miku i tij dhe bashkëpronari, Artan Behrami.
Në shkrimin e tij në rrjetin social ‘facebook’ Behrami këtë bastisje e ka quajtur si skandal të pa precedent, por po ashtu duke thënë se ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.
Por, Behramaj tutje ka shkruar duke mos paragjykuar motivet e bastisjes, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara.
Si kanë raportuar mediat kosovare sot rreth orëve të hershme të mëngjesit Prokurorisë Speciale e Dhomave të Specializuara, ka bastisur banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Ndërkaq Prokurori i Specializuar në Hagë, në një përgjigje për ‘Arbresh.info’ më herët ka refuzuar të komentoj rreth kësaj çështje.
Statusi i plotë Artan Behramit, për bastisjen e banesës së Adil Behramajt:
Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...