Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Llapit, Fatmir Humolli po e përjeton rëndë fillimin e intervistimit të bashkëluftëtarit e tij nga Gjykata Speciale.
Humolli i cili luftoi bashkë me komandant Rrustem Mustafën – Remi, i cili do të intervistohet të hënën në Hagë, thotë për Gazetën inFokus se është ndjenjë e rëndë kur ata me të cilët ke luftuar kundër një pushtuesi, të shkojnë nëpër Gjykata.
“Është një ndjenjë e rëndë për secilin bashkëluftëtarë që ka bërë luftë çlirimtare kundër Serbisë, që sot po jetojmë gjykata kundër eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë ai për inFokus.
Humolli gjithashtu vlerëson se akoma më e rëndë se kjo është fakti se bashkëluftëtarët e tij do të gjykohen jashtë vendit, vendim të cilin e morri Kuvendi i Kosovës.
Njëjtë sipas tij dikur kanë vepruar edhe në Jugosllavi, të cilët për t’i maltretuar të burgosurit politik i shpërndanin nëpër të gjitha republikat dhe krahinat e saj.
“Është akoma më e rëndë kur ashtu sikur Jugosllavia të gjithë të burgosurit politik i shpërndante nëpër të gjitha republikat dhe krahinat e Jugosllavisë, me qëllim që me u malltretu të burgosurit dhe familjet e tyre, ashtu tash ka vendosur Kuvendi i Kosovës me i bartë të burgosurit në shtet tjetër. Kjo është një politikë e ulët e Kuvendit të Kosovës, për shkak se Kuvendi ka pranuar diktatin e miqve të Serbisë. Këta këtë sovranitet ia kanë bartur një shteti i cili nuk është kompetent me e luftu krimin në Kosovë, sepse vetëm institucionet e Kosovës kanë të drejtë me e luftuar krimin në Kosovë”, vlerëson Humolli.
Ish-eprori i UÇK-së nuk i besoj Gjykatës Speciale.
Atë e quan Gjyaktë politike.
“Kjo gjykatë është me mision politik. Çdo gjykatë me mision politik nuk është kredibile dhe nuk mund ti besojë askush. Derisa është gjykatë politike kurrë nuk mund të presësh një gjykim të drejtë. Sikur të ishte gjykimi i drejtë ata nuk do të merreshin në Hagë, për shkak të akuzave serbe”, ka theksuar ai për inFokus.
Intervistimi i Rrustem Mustafës – Remit pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.
Akoma nuk dihet se në çfarë kohe pritet të intervistohet.
Në Hagë për intervistim ka shkuar edhe ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku.
Edhe Lushtaku sikur komandant Remi ka pasur të intervistohet të hënën, por intervistimi i tij është shtyrë për të mërkurën.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...