Google ADS

Bashkëluftëtari i Kelmendit: Qerimi u vra nga tradhtarë që deshën edhe para luftës ta vrasin

15:28 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Para se të përcillet për në banesën e fundit u mbajt një fjalim për nder të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmedit i cili u vra në mesnatën e ditës së enjte 300 metra larg shtëpisë së tij në Zahaq.

Bashkëveprimtari Ibish Neziraj, në fjalim e tij për nder të Qerim Kelmendit, tha se pushka e mori Qerimin, raporton arbresh.info.

“Nuk e kishim menduar që do të ndaheshim prej teje shumë shpejt, nuk e kishim menduar që ti do na jepje lamtumirën, e këtu janë bashkëluftëtarët që luftuan për nder të lirisë, e ti po vjen afër tyre, sepse ty të mori pushka e tradhtarit që ta ndaloi jetën, e sot ti po i bashkohesh.  Qerim Kelmendi u fjet për çdoherë para armikut, ishte njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes së Popullit, e kjo lëvizje kishte për qëllim që të organizoni në ndalesë të pushtimit”, tha bashkëluftëtari i Qerim Kelmendit, Ibish Neziraj.

Ai po ashtu shtoi se Qerimi u largua nga kjo botë nga tradhtarët, që deshën ta vrasin edhe pra luftës edhe pas luftës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme