Bashkëatdhetarët tregojnë sa para shpenzuan në Kosovë

15:15 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Gjatë qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit, bashkatdhetarët kanë shpenzuar deri mbi 4 mijë euro.

Kështu ka thënë për arbresh.info Nik Bajrami nga komuna e Gjakovës e që jeton në Gjermani. Ai ka shtuar se këto shpenzime i ka bërë për rreth 2 javë në vendlindje.

“Mund të them se 4 mijë deri 4 mijë e 500 euro për të gjitha gjërat në Kosovë gjatë pushimit 12 ditësh”, ka thënë Bajrami.

E Hanumshja nuk ka treguar shumën por ka thënë se ka shpenzuar si të gjithë shqiptarët.

“Në Kosovë kemi qëndruar 10 ditë dhe  kemi bo shpenzime si të gjithë shqiptarët”, ka thënë ajo.

Ndërsa Bekim Krasniqi nga Suhareka nuk ka shpenzuar asnjë cent për fishekzjarre.

“Për fishekzjarrë nuk kemi shpenzuar asnjë euro, nuk kemi marak në to”, ka thënë ai.

Bedri Gashi nga Prizreni i cili jeton në Zvicër ka thënë “normal si gjithë”./arbresh.info/

 

 

 

Mërgimtarët lëshojnë Kosovën pas festave, krijohen kolona të gjata në kufi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme