Google ADS

Bashkëatdhetarët presin mbi tetë orë në kufirin Serbi-Hungari

21:56 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Bashkëatdhetarët që i kanë kaluar festat e fundvitit në gjirin familjar tani kanë filluar të kthehen në vendet e tyre ku punojnë.

Ata po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos në atë Serbi – Hungari.

Astrit Asllani, i ka dërguar Klan Kosovës pamje që tregon radhët e gjata të autobusëve.

Madje ai thotë se ka pritur mbi tetë orë.

“Deri në tetë orë pritje në Hungari. Tmerr ka fëmijë dhe të moshuar në autobus”.

Asllani theksoi se nga vonesat duhet të presin minimum edhe tre apo katër orë.

“Duhet të presim minimum edhe tre apo katër orë. Hungarezët po vonojnë shumë”.

Ndryshe mërgimtarët ishin ballafaquar me pritje të gjata edhe gjatë ardhjes në Kosovës.

Pritjet e tyre kishin shkuar edhe mbi 10 orë, në kufirin Slloveni-Kroaci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme