Për afatet kushtetuese rreth formimit të qeverisë së re, situatën e krijuar mes ftesës së presidentit Hashim Thaçi për pretendentin për kryeministër Albin Kurti, profesori universitar dhe njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Baraliu në Interaktiv të KTV-së, e ka sqaruar më detajisht.
Baraliu tha se siç kërkon Kushtetuta, deri tash pas zgjedhjeve të 6 tetorit është kryer veç një punë, por ka mbetur një pjesë e pakryer por shumë e rëndësishme e cila fatkeqësisht, në rrugë e sipër mes LDK-VV duket se ka dështuar, dhe s’kanë arritur marrëveshje brenda afateve kushtetuese.
“Jemi në një situatë kur duhet kryer obligime procedurale. Kësaj radhe presidenti është përgjigjur në nenin 95 të Kushtetutës për të marrë përgjigjen e duhur nga partia fituese, që e ka ose jo shumicën fituese në parlament, në mënyrë që më pas në afat 15 ditësh të argumentojë që e ka shumicën për të shkuar në seancën e radhës për të nisur formimi i Qeverisë”, tha ai.
Baraliu tha se ”Kushtetuta thotë që presidenti bën konsultimet e duhura për të qartësuar që partia fituese i ka apo jo numrat për ta bërë qeverinë”, pra ajo që ndodhi sot.
“Iniciativa rrjedh nga presidenti, ai e bëri këtë detyrë sot. Përgjigja ishte dashur të jetë e shpejtë sepse nuk kemi kohë për të humbur pa marrë parasysh bindjet e tyre. Duhet të jemi të gjithë përgjegjës ndaj afateve kushtetuese, jemi vonuar shumë”, tha Baraliu.
Ai tha se duhet përgjegjësi edhe nga LDK-VV, si dy parti që kanë premtuar shumë e sidomos ndryshime.
“Por kur erdhi te ndarja e përgjegjësive, pushtetit do të thosha unë, dështuan”, tha Baraliu.
Ai shtoi se është e qartë që fituesi është VV, qoftë që ka vetëm një votë më tepër.
Duke iu referuar Nenit 84.1, Baraliu sqaroi se thirrja e sotme e Thaçit ishte vetëm konsultë, por, s’do ta mandatonte kryeministër Kurtin.
“Më pas, domethënë pas konsultës, bëhet mandatimi i mandatarit, më pas fillon procedura 15 ditëshe”, tha ai.
Sipas Baraliut, fillimisht bëhen konsultimet e më pas është bindja e presidentit si i autorizuar me Kushtetutë, ta bëjë mandatimin.
“Kurti do të duhej të përgjigjej domosdoshmërisht në thirrjen e tij”, tha Baraliu, duke shtuar se është obligim i subjektit politik dhe pretendentit për kryeministër që t’i përgjigjet ftesës.
Sipas tij, Kushtetuta e lejon më pas edhe një afat 10 ditor që e lejon Thaçin nga argumentet që i ka, t’ia japë mandatin të njëjtit person, pra Kurtit, ose një tjetër personi, por gjithmonë nga partia fituese.
“Bashkë me ofertën që i jepet presidentit nga partia fituese për mandatar, duhet të jetë edhe një listë shtojcë e emrave e mbiemrave të paktën të 61 deputetëve që janë të gatshëm ta votojnë këtë qeveri”, tha ai.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, tha se ka vështirësi e dallime të mëdha mes dy partive fituese (LDK-VV) për të marrë vendime unanime.
“U deklarua edhe kohët e fundit, sidomos në VV, se s’janë të interesuar në qeveri të pakicës, sepse ajo do të shkarkohej menjëherë”, tha ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...