Google ADS

Bashkatdhetarët të lodhur nga pritjet në Merdare: Po bëhen të padurueshme

15:07 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Pas festave të fundvitit kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova.

Mërgimtarët për arbresh.info kanë treguar për pritjet në kufi .

“Jemi tu prit qe 2 orë e gjysmë, po na lodhë shumë pritje edhe duke ardhë edhe duke shkuar. Malli për vendlindjen na shtyn me e përballë dhe nisemi duke e ditë se këtë pritje do ta kemi”, ka thënë ai.

Ndërsa Shaban Hasani i cili jeton në Holandë ka thënë se pritjet i presin sa herë që vinë në Kosovë.

“Sa herë që vimë i kemi këto maltretime, po presim qe dy orë dhe do të presim dhe dy të tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa Hamusha ka thënë “në Kosovë jemi kaluar shumë mirë por këtu po presim shumë”.

E Bekim Krasniqin nga Suhareka kjo pritje është e padurueshme.

“Jemi tu shkuar në Zvicër, kemi kaluar super gjatë festave por pritjet janë të padurueshme”, ka shtuar Krasniqi.

Edhe për Bedri Gashin nga Prizreni i cili jeton në Zvicër pritja është shumë e lodhshme.

“Jemi duke prit qe një orë, pritjet po na lodhin shumë, nuk kam koment, janë katastrofë”, ka përfunduar Gashi.

Ekipi i arbresh.info mëngjesin e së enjten ka qëndruar në pikën kufitare në Merdare ku kolona për dalje nga Kosova ishte mbi 1 kilometër ndërsa pritja ishte e gjatë./arbresh.info/

 

Mërgimtarët lëshojnë Kosovën pas festave, krijohen kolona të gjata në kufi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme