Edhe në ditën e katërt të vazhdimit të instrvistimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, bashkatdhetarët nga po vazhdojnë të mbështesin atë.
Përmes disa videove që kanë dërguar në portalin arbresh.info, bashkatdhetarët kanë treguar se edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë para zyrave të Prokurorit të Specializuar, ku pritet të nis intervistimi i Thaçit.
Ata, para Zyrës së Prokurorit të Specializuar, po bartin pankarta ku paraqiten krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe lëshojnë muzikë patriotike dhe po i këndojnë ato.
Intervistimi i Thaçit pritet të nis në ora 14:00 dhe pritet të zgjat disa orë, raporton arbresh.info.
Kjo është dita e katërt dhe e fundit e intervistimit të Thaçi nga Prokurorët e Specializuar.
Ndryshe, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara./arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...