Bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës po protestojnë para Zyrës së Prokurorit të Specializuar për tri ditë me radhë.
Në një prononcim për Televizionin Publik të Kosovës (RTK), transmeton arbresh.info, ata thanë se që nga e hëna po qëndrojnë para hyrjes në ndërtesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të kundërshtuar akuzat e padrejta që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Presidentit dhe ish-udhëheqësit Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Ata kishin bërë rrugë nga Belgjika dhe Gjermania për të shkuar në Holandë, në mbrojtje të Thaçit.
Nga Gjermani, kemi ardhur me mbështet presidentin e Kosovës dhe luftën e pastër të UÇK-së, procesi ndaj tij është i montuar.
“Është e treta herë që po vij, jam këtu për padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh njëri nga ta.
Njëri nga bashkatdhetarët e quajti skandal aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së, duke pohuar se dalja e tij në protestë në Hagë, është për të mbrojt UÇK-në dhe gjithë gjakun që është derdhur për lirin e vendit.
Ata thonë askush nuk po merret me krimet të cilat i ka bërë Serbia, por po merren me presidentin Thaçi, i cili e ka mbrojtur vendin e vet. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Vrasje në Tetovë, dyshohet se babai ka privuar djalin nga je...
Si të ngiheni gjumë për vetëm katër orë: Metoda kulmore e Le...
Vazhdimisht keni dëshirë të hani në mbrëmje? Është e mundshm...