Bashkatdhetarët maltretohen me pritje të gjata në Merdare

10:05 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Në hyrje të pikës kufitare në Merdare dhe të Dheu i bardhë, vërehet se si rezultat i fluksit të përqendruar me rastin e ardhjes se bashkatdhetarëve tanë pritjet janë më të gjata nga 30 deri 60 min.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka njoftuar për Indeksonline se përderisa në dalje si dhe neper te gjitha pikat tjera qarkullimi i njerëzve dhe mallrave realizohet normal dhe pa pengesa.

Ai ka bërë thirrje që bashkatdhetarët të zgjedhin pikat tjera kufitare në mënyrë që tu iket pritjeve të gjata.

“Ne edhe dite me pare kemi informuar dhe inkurajuar bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora qe te mos koncentrohen vetëm në një pike ku kemi me shume pritje, shembull si në Merdare pasi që aty janë në proces edhe disa punime infrastrukturore nga një projekt i BE-se, pra të përdorin edhe alternativat tjera , respektivisht pikat kufitare ku ka me pak fluks”, ka thënë Hoxha.

dvsv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme