Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Lulzim Basha, janë takuar këtë të martë në objektin e Këshillit të Evropës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Basha i cili ka postuar fotografi, ku shihen së bashku.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.”, thuhet në njoftim.
Basha me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se do të ngrenë zërin në insitucionet ndërkombëtare që Kosova të bëhet sa më parë pjesë e tyre dhe përpjekjet e Serbisë për destabilizim të ndalen.
“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.”, përfundoi ai./Arbresh.info
Vserlo eliminohet nga Big Brother
Kosova vazhdon stërvitjet, Rrudhani thotë se do ta japin mak...
Çiftet debatojnë më shpesh për tri gjëra
Kurti: Qosja vazhdon të krijojë tingullin e bukur
Shirat shkaktojnë përmbytje të mëdha në Spanjën jugore, evak...
“Ikni sa më shpejt”/ Pamjet tronditëse nga tragjedia në Koça...