Kreu i PD-së Lulzim Basha pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok ka folur për protestat që do të nisë opozita.
Sipas kreut të opozitës, deklaroi se duhet larguar modeli Edi Rama.
‘Një grusht politikanësh me në krye Edi Ramën, një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh kontrollojnë fondet e buxhetit.
Fondet nuk shkojnë për shqiptarët, por në duart e një grupi politikanësh dhe oligarkësh.
Rruga e vetme për ti dhënë fund kësaj fasade është që të gjithë qytetarët duhet të bashkohen. Kjo qeveri ka marrë një goditje të fortë nga protesta studentore.
Pikërisht për këtë arsye, opozita e bashkuar ka vendosur që të jetë në ballë të protestave.
Një gjë është e sigurtë: Kjo qeveri ka rënë në sy të shqiptarëve, të ndërkombëtarëve e të socialistëve.
Shqiptarët nuk kërkojnë vetëm largimin e këtij njeriu, por largimin e këtij modeli dhe afrimin e një modeli që punon me ta.
Prandaj edhe protestat do të organizohen për këtë qëllim’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një deklarate me gazetarët në selinë blu.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...