Google ADS

Basha reagon pasi Prokuroria Speciale kërkoi intervistimin e ministres Haxhiu për rastin Dehari

12:51 | 9 Nëntor 2023
E.K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi që Prokuroria Speciale ka lëshuar autorizim që të intervistohet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka shkruar se kjo prokurori s’ka asnjë aktakuzë lidhur me rastin Dehari qe shtatë vjet.

Tutje, Basha ka shkruar se “Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit”.

“Prokuroria që:1. S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht, 2. Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, 3. Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit! Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë;, Tetor 2020: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht Atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve ne rritje te interesit. Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.” Shkurt 2021(përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë? Prill 2022: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik.”Ju vlerësoni vet tash”, shkroi Basha./Arbresh.info

Lexo edhe:

Prokuroria Speciale e fton Albulena Haxhiun si dëshmitare për rastin e Astrit Deharit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme