Në ditën e 12 të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët mbi drogën, që, sipas tij, ka mbuluar vendin.
“Republika e vjetër ra pre’ e krimit, u shndërrua në strofkën e krimit. Në vetëm 4 vjet ia dolën të shkatërrojnë një shtet të tërë dhe ta kthejnë në mbrojtje të kriminelëve. E nisën duke “ekzekutuar“ kupolën e drejtuesve të lartë të policisë. Kriminelëve iu hap rruga duke spastruar policinë nga oficerët e ndershëm dhe vendosën në kupolën drejtuese njerëz të lidhur me krimin, bandat e drogën”, deklaroi Basha.
“Si u arratis Arben Frroku? Pse u fsheh për 3 muaj kërkesa e ekstradimit të Mark Frrokut? Sepse policia i bindej urdhrave të një ministri të lidhur me kriminelët. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pika e parë e planit. Pika e dytë ishte vendosja në drejtimin e policisë elementëve të lidhur me krimin. Kjo solli mbulimin e vendit me drogë, përfitimet e të cilës shkojnë në duart e kupolës kriminale, të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin”, shtoi Basha.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...