Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e ligjit të Demarkacionit me Malin e Zi.
“Ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt është një hap i sigurtë i Kosovës drejt proceseve integruese. Ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj”, shkruan Basha në Facebook.
Ai ka thënë poashtu se “Partia Demokratike si në çdo orë të historisë së saj mbështet me ndjenjë vëllazërore dhe në respekt të institucioneve të Kosovës çdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit të shtetit dhe mirëqenies së popullit të Republikes së Kosovës.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...