Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel dhe ministrin e Jashtëm të Holandës, Holandës Bert, në të cilat takime, Basha thotë se u ka paraqitur ministrave fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, të cilat “çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë dhe paraqesin gjendjen e vërtetë të krimit e të drogës në vend”.
Sot pata bisedime të frytshme me Ministrin e Jashtëm holandez Bert Koenders dhe me Ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. U paraqita ministrave fakte dhe argumenta të pakundërshtueshme të cilat çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë dhe paraqesin gjendjen e vërtetë të krimit e të drogës në vend dhe ndikimin që paratë e drogës do të kenë në zgjedhje. Janë fakte të verifikuara ndërkombëtarisht, përfshi nga raporti i Europol për drogën dhe raporti i Departamentit të Shtetit për luftën kundër narkotikëve.
Jam i bindur se vendet që kanë ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj të vështirë, por transformues në këto 27 vite, përfitojnë nga njohja e plotë e realitetit dhe problemit të jashtëzakonshëm që Shqipëria ka me drogën dhe krimin dhe jo nga injorimi i tyre. Injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë dhe inkurajim për Edi Ramën për të vazhduar të mbjellë tonelata të tjera dhe për të shkatërruar kështu sistemin politik, garancitë për liritë e qytetarëve dhe ekonominë e shqiptarëve.
I informova ministrat, gjithashtu, se opozita e ka votuar vetingun më 21 korrik dhe është pro vetingut. Por opozita nuk mund të pranojë prishjen e konsensusit të 21 korrikut nga Edi Rama, i cili e përjashtoi opozitën dhe i miratoi në mënyrë të njëanshme ligjet e zbatimit të reformës, me qëllim kapjen e drejtësisë. Opozita është e gatshme të ulet me mazhorancën që 6 ligjet të kthehen në frymën dhe germën e Kushtetutës dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Në këto kushte e vetmja rrugë për të dalë nga kriza mbetet një qeveri teknike, me mandat politik për të luftuar drogën dhe paratë e drogës, për të zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë që shkon në funksion të zgjidhjes së kësaj krize politike dhe jo monologje shterpë që rëndon gjendjen ku ndodhet vendi, kriza në të cilën ndodhet vendi./Arbesh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...