Lulzim Basha tha mbrëmjen e kësaj të shtune se ai apo kushdo tjetër të ishte në drejtim të Partisë Demokratike nuk ka përse jep dorëheqjen, sepse Sali Berisha u shpall non grata.
Sipas tij, dorëheqjen duhet ta kishte dhënë ky i fundit, për të ruajtur dinjitetin e tij, por edhe të demokratëve.
“Është qesharake pasi është shpallur non grata, pasi i është dhënë shansi të tërhiqet me nder dhe dinjitet nuk arrin dot të ruajë grintën, të ruajë edhe fijen më të fundit të dinjitetit njerëzor dhe kalon në kërcënime ndaj deputetëve të PD. Ndoshta nuk është edhe aq qesharake kur rri e mendon, ndoshta kështu ka qenë… Dhe ndoshta për një kohë të gjatë, ne përfshirë dhe mua, kemi qenë maska e një sjellje të tillë. Por kjo tashmë ka marrë fund, Sali Berisha është e shkuara, ne jemi shkëputur nga kjo e shkuar. Për çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës kundër regjimit të Edi Ramës, jam gati të bëjë gjithçka në dorën time, dhe jam i bindur që këtu shpreh edhe ndjesinë dhe mendimin të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, të kryesisë së PD, të Këshillit Kombëtar të PD, që është shprehur me votë dhe të kuvendit kombëtar të PD, 5004 delegatët e të cilit u shprehën me votë. Asnjë kryetar i PD kushdo që të jetë nuk ka përse të japë dorëheqje kur shpallet Sali Berisha non grata. Dorëheqjen duhet ta jepte Sali Bërisha që të ruante në radhë të parë dinjitetin e vet siç premtoi, në radhë të dytë PD nga kostot e pamerituara, që i jep demokratëve që kanë sakrifikuar kaq shumë edhe për të. Por ai vendosi rrugën që vendosi dhe PD mori vendimet që kishte për të marrë. Në nivelin e kryesisë, Këshillit kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar”.
Duke e konsideruar çështjen e ish-kryeministrit Berisha si pjesë të së shkuarës, Lulzim Basha deklaroi se beteja e vetme e tij është ajo me qeverinë dhe në këtë pikë ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet asnjë milimetër.
“Ndaj tani i gjithë fokusi i ynë nuk do të jetë e shkuara, nuk do të jetë ai, por do të jetë e ardhmja e shqiptarëve. Ne kemi një pengesë të madhe përballë, për të hapur rrugën për të ardhmen e shqiptarëve që është një regjim i korruptuar, qeveria më e korruptuar e Europës, gjysma e së cilës në një vend normal sot duhet të ishte në paraburgimin e SPAK. Ne do të luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal dhe vend normal do të thotë vend me mirëqenie. Nuk i duam atje sepse janë kundërshtarët tanë politikë. E kanë vendin atje sepse janë armiq të mirëqenies së shqiptarëve. Me ta e kemi betejën dhe e sigurt të jeni ju dhe kushdo tjetër që akoma nuk e kishte dëgjuar përgjigjen: nuk kam ndërmend të tërhiqem një milimetër nga kjo betejë dhe nga përgjegjësi me të cilën më kanë ngarkuar demokratët me një anëtar një votë për t’i prirë kësaj beteje deri në fitore”./tvklan/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida