Basha nga Shkodra: Rama duhej të ishte këtu

17:56 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Opozita e bashkuar është mbledhur në Shkodër.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur në këtë takim është shprehur se sfidat që janë shtrohen përpara janë të mëdha.

Në më pak se tre muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona për të cilët mendohet më e keqja, tha Basha. Sipas tij, ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.

‘Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve.

Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme