Edhe njëherë, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga liderët e partive të Shqipërisë që të votojnë rezolutën që dënon gjenocidin serbë në Kosovë.
Këtë e kërkoj edhe sot në një takim më kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, raporton arbresh.info
Në një konferencë për media, Osmani tha se Kosova e Shqipëria duhen ti lejnë anash dallimet dhe të jenë më të bashkuar se kurrë në arenën ndërkombëtarë.
“Kërkoj bashkëpunimin e sinqerta ndërmjet republikës së Kosovës e të Shqipëri. Edhe nëse ka barriera të punojmë të gjithë bashkërisht pavarësisht cilës parti i takojmë. Siç e thash dje në Parlamentin e Shqipërisë të punojmë që dy flamurët të valëvitën në krah të njëra tjetrës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Kërkesa jonë si republikë e Kosovës që Shqipëria të jetë si shtet i dytë pas Kosovës që përmes një rezolute të dënoj gjenocidin në Kosovë. E falënderoj Bashen për përkrahje në këtë drejtim”, tha Osmani.
E i zhgënjyer më punën e institucioneve shqiptarë karshi Kosovës u shpreh lideri opozitar, Lulzim Basha.
Basha para Osmanit u zotuar që në Kuvendin e ri do të votohet kjo rezolutë.
“ Jam i zhgënjyer se si në një periudhë të keqe që po kalo Kosova se ka mbështetjen e duhur nga Shqipëria. Andaj zotohem se kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoj më vonës rezolutën për të dënuar gjenocidin serbë në Kosovë. Ne s’mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresoret”, tha Basha.
Kujtojmë se Osmani është në një vizite tri ditore zyrtare në Shqipëri./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?