Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se qeverisja e tij është e zhytur në krim dhe e kapur nga krimi.
Ai ka thënë se Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.
“Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfrit që s’kanë mundësi të paguajnë ujin”, është shprehur Basha.
Ai ka kritikuar Ramën se po kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës, ndërkohë që oligarkët e lidhur me qeverinë vazhdojnë me abuzime marramendëse me faturën e energjisë.
“Një kryeministër i përgjegjshëm do të orientonte investimet që hapin vende pune, do të ulte taksat për biznesin, do të rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do të merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do të ishte shteti për qytetarët. Por shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëve të tij. Ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetaret. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi”, ka theksuar kreu i PD-së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...