Basha: Dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel për ta bindur Vuçiqin ta adaptojë euron si valutë të Serbisë

21:36 | 20 Shkurt 2024
E.H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është pajtuar që çështja e dinarit të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë kjo është një mënyrë për ta bindur presidentin serb, Alensandër Vuçiq që të adoptoj euron si valutë në vendin tij.

‘Pajtohem që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, ku BE e fillon nje dialog dhe provon me bind Vuciqin që ta adaptoj euron si valute në vendin e tij”, ka shkruar Basha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme