Bartomeu: Bisedimet me Lautaro kanë ngecur

10:26 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar detaje rreth situatës me Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Inter, Lautaro, tashe disa kohë lidhet me transferimin e mundshëm te Barcelona dhe me merkaton që po afron zërat janë në rritje.

Lidhur me këto thashetheme ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili ka konfirmuar se skuadra ka biseduar me Inter, por aktualisht gjithçka është në ngecje.

“Ne kemi biseduar me Inter, por tani gjërat janë në ngecje”, ka thënë Bartomeu për ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

“Fokusi ynë aktualisht është Liga e Kampionëve, e cila është shumë afër tani”, ka shtuar presidenti.

Barcelona planifikon të ofrojë Junior Firpo + 70 milionë euro për të siguruar kartonin e Lautaro Martinez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme