Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për propozim që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të bartet në qytetin e Prizrenit.
Kjo për arsye se Prizreni njihet si qytet i traditës dhe kulturës.
Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka thënë se me qëllim të avancimit dhe përkrahjes më të madhe institucionale ndaj vlerave historike, kulturore dhe sociale, është kërkuar nga Qeveria që MKRS të zhvendoset në qytetin e Prizrenit.
“Është fakt i patjetërsueshëm që vlerat që burojnë nga diversiteti kulturor, historik, gjuhësor e fetar, e bëjnë Prizrenin pikë referuese dhe atraksion për turistët vendor dhe të huaj. Prandaj, me qëllim të avancimit, përkrahjes dhe përkujdesjes më të madhe institucionale ndaj këtyre vlerave historike, kulturore e sociale, kemi kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të vendosë për bartjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren”, ka thënë ministri Gashi për këtë çështje.
Berisha u shpreh e kënaqur me këtë propozim, pasi në fillim edhe teatri ka qenë në Prizren. Sipas saj, Prizreni është më i bukur, më artistik dhe ka ruajtur traditën më shumë se Prishtina.
“Jemi duke u kthyer në ato historitë e para të formimit të Kosovës, kur kanë mendu që Prizreni duhet me qenë qendra e Kosovës. Në fillim, në vitin 1947, edhe teatri ka qenë atje, edhe radio e parë ka qenë në Prizren, kurgjo të keqe nuk ka. Prishtina me Prizrenin janë shumë afër. Keq që ndoshta krejt institucionet e rëndësishme kulturore janë në Prishtinë, por Prizreni është më artistik, më i bukur, e ka ruajt traditën më shumë se Prishtina”, tha Berisha.
Regjisorja Berisha theksoi se problem për artistët do të jetë dokumentacioni, pasi për çdo gjë duhet të udhëtojnë në Prizren.
Regjisorja ka kritikuar rëndë ministrinë e kaluar, për shkak se ka qenë jo funksionale dhe nuk ka bërë asgjë për artistët.
“Ministria e kaluar më mirë ka qenë sikur të ishte në Beograd se sa në Prishtinë se aq ka qenë jofunksionale për pjesën e artistëve. Nëse kjo do të jetë funksionale kudo të jetë do jetë mirë”, shtoi tutje regjisorja Berisha.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...