Ligji për pandeminë që u miratua së voni në Kuvendin e Kosovës, nuk ka specifikuar shumë për çështjen e maskës. Ka raste kur dikush është dënuar për mosbartje të maskës edhe pse ka qenë vetëm duke vozitur në veturë. Mikrobiologu Raka, ka treguar se kur një person mund të mos e bartë maskën
Mikrobiologu Lul Raka ka shpjeguar se në cilat situata nuk ka nevojë të bartet maska nga qytetarët sipas protokolleve të shteteve evropiane e të cilat duhet të shqyrtohen që të zbatohen edhe në Kosovë.
Raka ka thënë se në Kosovë mund të dënohesh për mosbartje të maskës në ambient të hapur edhe pse në Evropë nuk praktikohet e njëjta masë.
“Nëse del vetëm në ambient të hapur në Evropë nuk dënohesh sepse vetëm nuk ka nevojë për maskë vetëm kur ka grumbullim të njerëzve”, ka thënë ai.
Raka është shprehur se pikërisht kjo ka qenë arsyeja që është parë nevoja të hartohet një draft që të rishikohet dhe plotësohet nga elementë që do të marrin pjesë në zbatimin e tij qoftë punëtorët shëndetësorë qoftë inspektorati dhe policia.
Ai ka përmendur disa nga propozimet e protokolleve që zbatohen në shtetet e Evropës se kur nuk ka nevojë të bartet maska nga qytetarët.
“Te çdokush ka probleme me frymëmarrje nuk bartet maska, nëse jeni vetëm në veturë, gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm ose me anëtarë të ngushtë të familjes me të cilët jetoni në shtëpi. Njerëzit që nuk mund ta vendosin apo heqin maskën për shkak të paaftësisë fizike apo mendore, policët dhe punëtorët e emergjencave nëse maska e pengon veprimin e tyre aktiv, nëse bartja e maskës iu shkakton shqetësim të madh ankth, frymëzënie e fobi, personat që kanë probleme me dëgjim dhe iu nevojitet e folura për komunikim, personat me pengesa intelektuale zhvillimore, në aktivitetet që mund të shkaktojnë lagien e maskës gjatë larjes në pishinë dhe liqe. Nëse iu kërkohet heqja e maskave nga zyrtarët në polici, bankë, postë për identifikim ose gjatë blerjes së alkoolit dhe duhanit nuk i ki 21 vjet shitësi mundet me ta kërku heqjen e maskës për të parë se sa vjet i ke. Psh gjatë prerjes së flokëve, duhet të hiqet maska dhe të mbahet vetëm berberi, pastaj personat që mbajnë predikim ose lutje, por hoxha dhe prifti mund të mos mbajnë maskë. Nëse je duke vrapuar, ushtruar ose çiklizëm nuk ke nevojë të bartësh maskë, maskën mund ta heqësh nëse je ulur në restorant për të ngrënë”, ka shpjeguar Raka, duke shtuar se të gjitha këto propozime për modifikim duhet të merren në konsideratë sepse zbatohen në shtetet e Evropës.
Mikrobiologu Raka ka thënë tutje se edhe personat që kanë kaluar koronavirusin, megjithatë, duhet ta bartin maskën.
“Po ashtu, shumë ekspertë kanë rekomanduar që ata persona që e kanë kaluar COVID-in të bartin maskën për vete derisa ta marrin veten sepse mund të preken prej sëmundjeve tjera që barten me rrugë ajrore, p.sh. gripi apo tuberkulozi”, tha ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...