Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar cilat do të jenë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00 në kryeqytet, raporton arbresh.info.
“Pesë barnatoret e mëposhtme punojnë sonte edhe pas orës 17:00, për çdo rast urgjent që mund të kenë qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndërkohë Tahiri të shtunën ka njoftuar se pas vendimit të ri të Qeverisë, për ndryshimine orarit të lëvizjes, barnatoret në Prishtinë do të punojnë me rotacion.
“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion. Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye: 1. Ta dinë qytetarët se ku mund të furnizohen pas orës 17:00; 2. Të na njoftojnë neve si Inspekcion, ose Policinë, në rast se shohin barnatore tjera të hapura përtej orarit”, ka theksuar Tahiri./ arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...