Google ADS

Barduani në krye të KFOR-it

12:51 | 11 Tetor 2024
K.B

Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, ka marrë detyrën e komandantit të KFOR-it nga paraardhësi i tij, gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, me pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

Barduani pritet të ushtrojë këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Ndërrimi i komandës, Osmani: KFOR-i ka qenë krah për krah me Kosovën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme