Bardhyl Meta i kthehet Kuvendit

13:53 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, i cili për disa muaj ishte për trajtim në Gjermani për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai sot i është kthyer punës së Kuvendit të Kosovës.

“I rikthehemi detyrave e përgjegjësive: Fiona e Melisa rrugës n’Qerdhe – Adelina tek nxeneset-it e saj, kurse unë n’Parlament!”, ka shkruar ai në Facebook.

Bardhyl Meta është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme