Një person nga fshati Bardhosh i Prishtinës ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamin e marketit dhe përmes tij kanë tentuar të vjedhin kasafortën.
Katër të dyshuarit janë vërejtur nga njësiti policor dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ku njëri prej tyre në ikje e sipër u ka drejtuar armën zyrtarëve policor, me ç’rast njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë në drejtim të dyshuarve për të parandaluar rrezikun e pashmangshëm nga personi i dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 copë fishekë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...