Edhe kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka komentuar rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serbë në Mitrovicë. Ai thotë se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale.
Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.
“Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanoviqit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të delonuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani për “Bota sot”.
“Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?