Kjo klasë politike nuk ka qenë asnjëherë e zonja për të marr vendime pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
Kështu tha për arbresh.info, profesori universitarë Mazllum Baraliu.
Sipas Baraliut, ftesa që edhe ambasadorët e vendeve të QUNT-it, të marrin pjesë në takim mes VV-së e LDK-së, dëshmon ketë.
“Ata deklaruan që s’po ju përzihet kush, por e vërteta është se jo vetëm kësaj radhe por për asnjë vendim të rëndësishme nuk ka qenë kjo klasë politike e zonja pa dallim pozitë apo opozitë që të marrin vendime të përbashkëta. Madje edhe atëherë kur kanë qenë nivel ndërkombëtar nga bisedat e Vjenës e deri të Brukseli ka dëshmuar se nuk jemi të pjekur politikisht për ta udhëhequr ashtu siç duhet vendin pa ndihmën e ndërkombëtarëve, por edhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme që kanë qenë në interes të vendit”.
Ndryshe edhe përkundër ftesës së bërë, vendet e QUINT-it, kanë sqaruar rolin e tyre në ketë takim duke refuzuar ndërmjetësimin.
Shtetet e Quint-it kanë dalë me një deklaratë rreth ftesës për takim gjatë ditës së sotme me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...