Banori i Fushë Kosovës thotë se ndërtesa ku banon u ça nga tërmeti

18:33 | 26 Nëntor 2019
L G

Disa tërmete kanë goditur Shqipërinë që nga orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar vdekjen e 20 personave, derisa po vazhdon kërkimi i të tjerëve që kanë mbetur nën rrënoja të objekteve të rrëzuara.

Lëkundje të lehta të tokës janë ndjerë edhe në Kosovë

Shkelzen Sylejmani nga Fushë Kosova ka publikuar në Facebook një video të një ndërtese banimi në të cilën shihen disa çarje të murit.

Në videon e publikuar ai ka shkruar se këto çarje janë shkaktuar nga tërmeti.

Sylejmani ka treguar për Gazetën Express se në momentin kur ka ndodhur tërmeti ai ka dalë nga banesa e tij, ndërkaq çarjet e ndërtesës i ka vërejtur të martën mbrëma kur është kthyer në Fushë Kosovë.

“Mbrëmë kam ikë nga banesa e cila shihet në video, sot jam kthyer aty dhe e postova këtë video. Ka qenë shumë shqetësuese, nuk e di për arsye të objektit apo çfarë, por besoj që kur t’i e sheh një qarje të tillë besoj që është shqetësuese dhe mbi të gjitha nuk di  se ku të drejtohemi”, ka treguar Sylejmani.

Nga tërmeti në Shqipëri kanë humbur jetën 20 persona, në mesin e të cilëve janë edhe dy vëllezër nga Kosova.

Derisa mbi 600 të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëpër spitalet e Shqipërisë.

Të ngjashme