Rrjeti i OJQ-ve AVONET mbështeti dhe përkrahi banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës për shqetësimin e gjendjes së keqe të rrugës në magjistralen Doganaj – Brezovicë, ku përmes protestës që u mbajt rreth 15 minuta në bllokimin e rrugës për lëvizje duke shpreh shqetësimin dhe duke paralajmëruar se do të marrin edhe veprim tjera.
AVONET, shpreh shqetësimin për mos rregullimin e rrugës të magjistrales Doganaj – Brezovicë, e cila është në një gjendje të keqe, ku qytetarëve ju ka shkaktuar dëme në automjete dhe pengim në lëvizje, duke vështirësuar edhe jetën e këtyre banorëve të Komunës së Shtërpcës, raporton arbresh.info.
Qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre paguajnë taksen rrugore, për të pasur qasje dhe lëvizje të lirë dhe të sigurt. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gjendjen e kësaj rruge e cila është bartëse e implementimit dhe ky institucion nuk ka shpreh vullnet për të bërë zgjidhje të problemit.
Andaj AVONET, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që sa më parë të veproj dhe të rregulloj rrugën Doganaj – Brezovicë.
Nëse nuk ka ndonjë veprim në rregullimin e rrugës, banorët dhe AVONET do të marrin veprim tjera demokratike për të shprehë shqetësimin e tyre./arbresh.info/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka