Në magjistralen Prishtinë – Pejë, disa qytetarë do të kenë probleme nëse do të tentojnë të kalojnë me veturat e tyre njërën prej urave kryesore të kësaj magjistrale.
Në vendin ku shenja tregon kthimin për në fshatin Miradi, ura është e tëra e bllokuar nga Uji.
Autoriteteve që duhet të kujdesën për pastrimin e kësaj ure, si duket nuk u ka rënë në sy, ndërsa qytetarëve me makina do të duhet të bëjnë disa kilometra tjerë për të kaluar në një urë tjetër.
Qytetarët e kësaj zone me vet iniciativë kanë larguar ujin nga nënura në Vragoli. Enver Merovci ka thënë për Arbresh.info se ky problem është që nga viti 2008. Sipas Merovcit, asnjë nga institucionet përkatëse nuk ka marr masa.
“Në këtë rrugë ka pasur te vdekur dy -tri raste por komuna as që del as që interesohet për problemet e qytetarëve”, tha Merovci.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...