Google ADS

Banorët e Shtrubullovës nuk e duan emrin e rrugës së Komisionit

23:49 | 2 Mars 2017
M. A.

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, nesër do të protestojnë kundër emërtimit që i është vendosur rrugës kryesore të fshatit. Ata duan që rruga ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit.

Banorët e Shtrubullovës kanë bërë të ditur për KosovaPress se rruga duan ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit Agron Mehmeti, ndërsa Komisioni komunal për emërtime, ka vendosur që kjo rrugë ta mbajë emrin e dëshmorit Sokol Elashani, që është i një fshati tjetër.

Ata nuk kanë asgjë kundër dëshmorit Sokol Elashani, por thonë se kanë dëshmorin e fshatit të tyre.

Protesta do të mbahet te rrethi i Drenasit, që është në udhëkryqin Drenas – Shtrubullovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme