Banorët e Shtimes janë duke hasur në probleme me ndriçimin.
Këtë e ka bërë të ditur dega e Nismës për Kosovën në këtë qytet përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka pasqyruar problemet që kanë banorët e rrugës “Ismail Qemaili” dhe “Skënder Qarri”, raporton Arbresh.info.
Sipas tyre ndriçimi në këto rrugë vazhdon të mbetet problem edhe pse është dhuruar një donacion.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Nismës:
Banorët që shfrytëzojnë rrugët “Ismail Qemaili” dhe “Skënder Qarri” në Shtime gjatë këtij viti i ishin gëzuar një donacioni për rregullimin e llambave ndriçuese në këto rrugë, mirëpo përsëri errësira mbretëron aty dhe kalimtarët duhet të përballen me errësirën dhe me çdo rrezik të mundshëm që mund të vjen me të, si çdo vit më parë. Në foto shihet hyrja e rrugës “Ismail Qemaili” afër shkollës fillore “Emin Duraku”./Arbresh.info
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...