Banorët e katër lagjeve, Krasniqi, Mirena, Berbatovci dhe Mjekiqi, tash e 48 orë janë duke protestuar pa ndërprerë para ekskavatorëve të KEK-ut, ku sipas banorëve ekskavatorët janë afruar shumë afër objekteve të banimit duke rrezikuar jetën e banorëve, raporton arbresh.info.
Qenan Mirena, banor i kësaj pjese ka treguar për “arbresh.info” se dje gjatë mbrëmjes kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe kryeinspektori i Minierave dhe Mineraleve, Fatmir Gerguri kanë dalë në vendin ku po bëhen gërmimet dhe kanë ndërprerë punën e dy ekskavatorëve.
“Me datën 08.09.2017 në orën 22:00 kanë ardhur në vendin e ngjarjes kryetari i komunës Xhafer Gashi dhe kryeinspektori i Minierave dhe Mineraleve Fatmir Gerguri ku Fatmir Gerguri ua ka ndërprerë punën këtyre 2 ekskavatorëve (ekskavatori10Bardh dhe ekskavatori10Mirash)”, ka thënë Gashi.
Por, përkundër ndërprerjes së punës nga kryeinspektori, një orë më vonë dy ekskavatorët kanë filluar punën.
Banorët e këtyre lagjeve kanë paralajmëruar se nuk do të ndalën duke protestuar deri sa të ndalet puna dhe kërkesat e tyre të aprovohen.
Po ashtu, banorët e Hades dhe Shipitullës kanë paralajmëruar protestë para drejtorisë së KEK-ut te TC Kosova B për datën 12 shtator, me kërkesën që shpronësimi i pronave të tyre të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe t’iu jepet mundësia për punësim në pajtim me Ligjin për Obiliqin./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...