Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, janë të bindur për të mos i lëshuar pronat e tyre, nëse ato nuk vlerësohen në bazë të çmimit të tregut.
Nëse Qeveria nuk do të arrijë të kryejë shpronësimin e tetë shtëpive në këtë fshat, Kosova pas 1 muaji mund të përfundojë në kolaps energjetik, pasi që KEK’u nuk ka ku të kryejë mihje, raporton KTV.
Kusht tjetër i këtyre banorëve është edhe punësimi i një anëtari nga secila familje në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë që u mbajt të premten, nuk është miratuar kërkesa e KEK’ut që të nisë evakuimi urgjent i një pjese të shtëpive për të nisur nxjerrja e thëngjillit, u vendos që kjo të bëhet përmes Ligjit të shpronësimit.
Në këtë pjesë do të shpronësohen 120 hektarë për të ndërtuar fushën e mihjes së re.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...