KEDS, ka njoftuar se ka ndërtuar linjen e re të Tensionit të Lartë për 40 fshatra të Shalës së Bajgorës.
Ndërtimi i këtij rrjeti ka mundësuar shkëputjen e konsumatorëve të KEDS-it të cilët janë furnizuar nga rrjeti elektrik i Trepçës, thuhet në njoftim.
“Linja e re e Tensionit 10 kilovolt, nis në Shupkovc dhe përfundon në Bajgorë. Ajo do t’i furnizojë me energji elektrike dyzetë fshatra të Shalës si Bare, Vidishiq , Rahovë, Zhazhë, Selac, Bajgorë, Kaqanollë, Kovaqicë, Vllahi, etj. Përfitues janë mbi 1,700 familje dhe biznese të asaj ane apo afro 10,000 banorë”.
Në vend të shtyllave të vjetra të pandërruara tash e 50 vjet, KEDS thotë se janë vendosur kabllo nëntokësore në gjatësinë mbi 7 km dhe pjesa tjetër në shtylla të reja të betonit.
Kjo i ka entuziasumuar edhe banorët e asaj ane. Ata flasin për të mirat që ka sjellë ky investim i KEDS-it.
Nazmi Nimani, pensionist i parakohshëm i Trepçës, nga fshati Rekë, Mitrovicë, shprehet të jetë i kënaqur me rrjetin e ri dhe thotë se tash çdo gjë është në rregull.
“Rrjeti ka qenë me shtylla druri ato rrëzoheshin dhe thyheshin kur frynte era apo kishte kushte më të rënduara atmosferike. Ai rrjet ishte ashtu që nga fillimi i viteve të 60-ta. Tash jemi shumë të kënaqur. Linjat janë shumë funksionale, përderisa çdo gjë është në rregull”.
Edhe banori tjetër i po këtij fshati, Muhamet Selmani, është i kënaqur me shërbimet e KEDS-it.
“Po ka pasur rregullime, jemi shumë të kënaqur me shërbimet e reja që po afron KEDS dhe me rrjetin e ri të vendosur”.
Sipas KEDS-it, me këtë projekt është bërë rikonstruimi i rrjetit 10kV, ndërtimi i rrjetit të ri ajror dhe kabllovik dhe janë ndërtuar dy trafostacione 10/0,4 kV me fuqi 400 kVA dhe një stabiliment shpërndarës 10kV. Gjatësia e rrjetit ajror është 12 km, ndërsa i rrjetit kabllovik është 7,35 km.
“Tani rrjeti i ri mundëson shërbime më të sigurta dhe më kualitative. Gjithashtu me realizimin e këtij projekti zvogëlohen edhe humbjet teknike dhe komerciale në largpërçuesin LP 10(20) kV”, thuhet në njoftim
Rrjeti i vjetër ka qenë nëpër terrene malore –kodrinore dhe për këtë ka qenë shumë e vështirë për t’i evituar problemet në rrjet. Me ndërtimin e rrjetit të ri trasea e te cilit është bërë përskaj rrugës rajonale do të mundësojë qasjen më të lehtë për mirëmbajtje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...