Nuk ka ditë që qytetarët e Prishtinës nuk adresojnë kërkesa në Komunën e Prishtinës për përmirësim të jetës së tyre. Ata nuk kërkojnë tramvaj, sheshe, bulevarde, apo objekte madhështore. Kanalizime, ndriçim, parking e pak gjelbërim janë kërkesa e tyre.
Kërkesat adresohen nga të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat e Komunës. Ndoshta më së paku kërkesa adresojnë banorët që jetojnë në zonën Qendër të Prishtinës dhe ato janë nga më banalet që mund të drejtojë një kryeqytetas i Evropës a rajonit.
Disa nga këto kërkesa të kryeqytetasve që jetojnë vetëm në Qendër i janë drejtuar Komunës në Platformën Online digjitale, shkruan lajmi.net.
Lirimi të hapësirës publike në afërsi të objektit të Trustit kanë bërë disa banorë. Ata kanë kërkuar që të shfrytëzojnë parkingun e tyre.
“Është një kërkesë brenge e cila banoreve te lagjes Qendër prapa Teatrit Kombëtar na shqetëson tash e sa vite. Si është e mundur qe Trusti për punëtoret e vete e ka te bllokuar një pjese te rrugës me zinxhir dhe nuk lejon parkim e ne banoret te cilët jemi rezident aty nuk mund ti parkojmë veturat ton aty, dhe ato pak parkingje publike te cilat janë para banesave tona shfrytëzohen nga kushdo qe vjen i pari? Punëtore të Trustit, Postes, Bankave e Swiss Diamond a ka ndonjë plan te rregullimit të këtyre parkingjeve p.sh qe ne te kemi përparësi parkingu cofte edhe me pagese?! A keni marre ndonjë here masa ne lirimin e asaj pjese te rrugës?””, thuhet në këtë kërkesë.
“Hiqeni zhurmën nga “Zahir Pajziti, ose u padisim”
Banorët që jetojnë në zemër të Prishtinës, rreth shtatores së “Zahir Pajzitit” kanë kërkuar që koncertet dhe organizimet tjera të behën në sheshin “Skënderbeu”, ngase nuk po mund të qëndrojnë në banesë nga zhurma, në të kundërtën kanë kërcënuar Komunën me padi.
“Kërkojmë nga ju qe te ndërmerrni masa për përmasimin dhe sanimin e gjendjes se krijuar ne Qendër të qytetit. Në Sh. Zahir Pajaziti si dhe prapa sheshit, tek rr. Sylejman Vokshi. Problemet me qendrën e Prishtinës janë te shumta. Zhurma, ashtu siç kemi kërkuar nga kryetari Sh. Ahmeti ne diskutimin publik te mbajtur ne qershor 2016, ripërsërisim kërkesën qe organizimet publike (koncerte, etj) që janë të përcjella me zhurme te organizohen në sh. Skënderbe e jo ne sh. Zahir Pajaziti. Thjeshte, ne sh. Skënderbe rreth e përqark ka vetëm institucione publike, pra s’ka banore, dhe zhurma nuk do e pengonte askënd ta zëmë pas orës 16:00, siç është rasti me sh. Z. Pajaziti. Për me shume ju rikujtoj qe edhe Komuna e Prishtinës është e obliguar po ashtu qe te respektoj Ligjin kundër Zhurmues (Ligji Nr. 02/L-102, 30 mars 2007). Ne banoret përreth sh. Z. Pajaziti do të jemi të detyruar qe ta padisim Komunën nëse vazhdon tutje ta shkel ligjin duke dhëne leje për ngjarje të zhurmshme ne kundërshtim me këtë ligj dhe ligjet tjera përkatëse”, thuhet në kërkesën e këtyre banorëve, që nuk është e vetmja.
Ata akne kërkuar që të rregullohet infrastruktura në shesh, e cila nuk po mirëmbahet.
“ Infrastruktura: Edhe pse janë shpenzuar miliona euro për rregullimin e hapësirës nga sh. Z. Pajaziti deri te ai I. Rugova, vërehet një degradim i vazhdueshëm i infrastrukturës. Për shembull këndi i lodrave ne sh. Z. Pajaziti është shkatërruar plotësisht. Për me shume prapa sheshit, tek rruga Sylejman Vokshi / hapësira mbrapa “Teranoves”, vazhdimisht është e mbuluar nga mbeturinat si dhe ka një infrastrukture plotësisht të shkatërruar. Me një investim modest gjendja do te mund te përmirësohej”, vazhdon tutje kresa.
Kërkojnë një shtyllë anti-parking
Kërkesë për lirimin e hapësirave publike kanë bërë banorët që jetojnë në Rrugën “Fehmi Agani”. Kanë kërkuar gjënë më të lehtë nga Komuna, një shtyllë anti parking.
“Hapësira, gjegjësisht prona publike në rrugën ne mes te Lokaleve Chebar dhe Etnos ne rrugës kryesore Fehmi Agani a mund te vendoset një shtylle Anti Parking pasi qe veturat po parkohen brenda ne hapësirën ne mes te lokaleve dhe me vendosjen e një shtylle do te pa mundësohej hyrja aty ? Përgjatë gjithë asaj rruge këto hapësira ne mes lokalesh janë bllokuar i vetmi ky vend ka mbetur dhe çdo ditë shfrytëzohet për parkim ku pastaj pa mundësohet (vështirësohet duhet te zhagmitemi nëpër vetura e nga një herë kur veturat janë me te mëdha duhet ti biem rrotull ) qasja ne lokalet dhe hyrjet tjera te banesave. Me vetëm një shtylle Anti Parking s’do të këtë qasje ne këtë hapësire e cila nuk është parking? Ju lutem shkaku qe Policia asnjë herë nuk intervenon a mund ju Drejtoria përkatëse te vendosni një shtylle te vetme?”, kanë kërkuar banorët.
Kërkesa tjetër e banorëve te lagjes që jeton në Rrugën “Sylejman Vokshi” është rregullimi i parkingut pran Operës së Kosovës. Ata thonë se rruga është tepër e dëmtuar dhe është vështire e kalueshme në këmbe dhe me veture. “Siç mundeni të vëreni edhe ne fotot e bashkangjitura nuk kemi as ndriçim publik”, kanë thënë banorët.
Mbeturinat e ngurta në mes të qytetit
Qytetarët e një ndërtese në Rrugën “Fehmi Agani” kanë kërkuar që tu bëhet rregullimi i dritave në ndërtese, dhe ndërrimi i derës se ndërtesës te hyrjes 85. Ndërkaq, kësaj kërkese Komuna i është përgjigjur me arsyetimin se “Sa i përket ndriçimit te brendshëm të objektit është në kompetence të hyrjes për riparim te poqave nëpër kate”.
Ndërkaq, banorët e një ndërtese në Rrugën “Nëna Terezë” kanë probleme me mbeturinat.
Në qendër te Prishtinës, ma saktësisht pranë Hotel Grandit, apo përball “Lulu’s caffe and Ëine”, janë të vendosur disa kontejner, mirëpo përreth tyre gjithmonë ka mbeturina. Si banore e kësaj lagje kam pas rastin të jem dëshmitare ne rastet kur janë gjujt mbeturinat prej dritares, me gjase se mos po qëllohet mu ne kante… Do të ishte mirë te gjendet një zgjidhje për ketë kënd te qendrës se qytetit”.
“Kërkojmë nga Komuna qe te merren masa për Parking, ne lagjen Kompelsi avalla apo mbrapa KEK-ut”, thuhet në një tjetër kërkesë.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët