Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të furnizohen me insulin në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se kanë siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm. Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...