Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka filluar me ofrimin e shërbimit të mjekut familjar.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin drejtori i këtij dikasteri, Arben Vitia, i cili ka theksuar se nevojitet pak kohë, në mënyrë që praktika e re të kuptohet nga ana e qytetarëve dhe stafit mjekësor.
“Ka pasur keqkuptime nga një numër i qytetarëve, të cilët kanë thënë se nuk mund të sëmuren me termin. Unë dua t’i njoftoj se të gjithë qytetarët kanë caktuar ose jo termin, do të marrin trajtimin mjekësor. Vizita kontrolluese pas vizitës së parë do të caktohet me termin, si mënyrë që të evitohen pritjet e gjata, ku secili prej tyre ta ketë ekzaminim mjekësor nga profesionistët shëndetësor”, ka thënë Vitia.
Sipas tij, qëllimi i kësaj është që të njihet më në detaje historia e çdo pacienti që graviton nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF-ve) në Prishtinë.
“Kjo është praktikë dhe standard, që është pjesë e të gjitha vendeve të zhvilluara perëndimore. Përveç eliminimit të radhëve të gjata, synohet të ngritet cilësia e shërbimeve që ofrohet në këto qendra”, ka shtuar ai.
Vitia ka thënë se ditëve të fundit janë krijuar shumë keqkuptime, duke thënë se asnjë qytetar që ka nevojë për trajtim mjekësor nuk do të kthehet prapa. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...