Prej së shtunës, banorët e Panaritit në Korçë mbetën të bllokuar nga bora, trashësia atje ka arritur më shumë se një metër.
Banorët morën lopata për të hapur rrugën, teksa thanë se asnjë institucion nuk u është gjendur pranë.
Ata u shprehën se kanë pasur probleme me furnizimin me ushqime. Probleme kishte edhe në Shkodër.
Thethi nuk ka komunikim me qytetin, ndërsa Lëpusha është në errësirë prej dy javësh.
Rruga në drejtim të këtij fshati turistik është bllokuar sërish nga Qafa e Thorës për në brendësi të tij. Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë situatën e vështirë.
Firma e kontraktuar për hapjen e këtij aksi nga autoriteti rrugor shqiptar, po përballet me vështirësi dhe e ka të pamundur të çajë trashësinë e dëborës që ka veshur rrugën e re./oranews.al/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...