Banorët e Orllanit me padurim e kanë pritur fillimin e vitit 2019, që ti vie fundi diskriminimit që u është bërë banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth, lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.
“Fatkeqësisht kësaj radhe qëllimisht MMPH në krye me ministrin Fatmir Matoshi po donë të na “vjedhë” një pjesë të mjeteve buxhetore të cilat ishin ndarë me ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit””, theksonë OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë.
Të detyruar nga veprimet e pa drejta, banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth nuk do të qëndrojnë duarkryq por sot do ja mësyjnë Ministrisë së Ambientit, fillimisht të kërkojnë llogari duke qenë këmbëngulës që të plotësohen mjetet qe janë marrë nga projekti për ujin, pa u votua buxheti për vitin 2019, në lexim të dytë.
Përndryshe OQJ SDK thekson se do jenë të obliguar të mos zgjedhin forma për të arritur qëllimin e tyre të realizimit te projektit të furnizimit me ujë, si e drejtë që u takon edhe me kushtetutë, ligje vendore e konventa ndërkombëtare, as me shumë e as më pak qasja në ujë cilësor.
“Ne si organizatë dhe si banorë, kemi njoftuar dhjetëra herë se në atë zonë ka mungesë të burimeve të ujit nëntokësor. Edhe ato pak burime që janë, sipas matjeve që janë bërë, uji është i kontaminuar i pa pijshëm, të gjitha autoritetet i kemi njoftuar se ata ujë, përmban minerale të ndryshme që qojnë deri ne sëmundje të pashërueshme, ju kemi treguar se tokat tona i kemi lëshuar për akumulimin e ujit të liqenit, nga i cili furnizohet gjysma e Kosovës me ujë, përveç neve që çdo ditë e shohim por s’mund ta pimë.”
“Ju kemi njoftuar se mungesa e ujit po detyron banorët të ikin nga fshatrat e tyre, e shumë e shumë argumente tjera. Edhe pse të gjitha këto fakte i kemi adresuar bashkë me kërkesat dhe nënshkrimet e banorëve me dhjetëra herë, derisa kuvendi i Kosovës me ligjin e buxhetit ndau mjetet dhe u planifikua projekti i furnizimit me ujë.”
“E tani ministër Matoshi jo qe s’erdhi uji por as nuk i filluat procedurat e prokurimit gjatë viti 2018 !!! Aq me keq tani, ju shkoni “vjedhin” mjetet që janë ndarë për furnizim me ujë të këtyre banorëve. Ministër, Pse po luani me ndjenja të banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth ? Deri kur mendoni se ne banorët duhet duruar këto padrejtësi?”, thekson OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë.
OQJ SDK thot me tutje se duke parë sjelljet e ministrit Matoshi kjo vërtet mund të jetë plan i tij, sepse ende pa u emëruar ministër erdhe me dhjetëra polic të njësisë speciale për arrestime, me zjarrfikës, me ambulanca emergjente, me dhjetëra inspektor nga të gjitha institucionet e me shumë media sikur të kishte ndodhë ndonjë katastrofë natyrore me të vetmin mision rrënimin e disa shtëpive dhe lokalëve qe mbajnë gjallë këta banorë.
Gjithë këtë skenar sipas OJQ SDK, minstri Matoshi e ka bëre pa ndonjë paralajmërim a komunikim me banorët, po shihet se qëllimi i i tij i vetëm ishte të ndjell frikë tek banorët duke i rrënuar shtëpi e duke kërcënuar se kjo është vetëm faza e parë e do të ketë edhe shumë tjera .
“Me ty si ministër në MMPH nga draft buxheti i viti 2019 u zhduken rreth një milion euro , mjete këto qe ishin nda me miratimin e buxhetit te vitit. Nuk patet asnjë pik ndërgjegjeje që merrnit meritat se po bënit punë të mirë me projektin e ujit edhe publikisht në një emision televiziv e premtuat se në vitin 2018 do të filloj së realizuari projekti për ujësjellësin në Orllan, duke shtuar se është padrejtësi që ju ka bërë deri tani atyre banorëve”, pohton OJQ SDK
OJQ SDK dhe Iniciativa Qytetare Orllan, së bashku me banorët e Orllanit me fshatra përreth që dy vite në mënyrë aktive pa ndërprerë nuk kanë lënë derë pa hapur për ti shpjeguar se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është furnizimi me ujë të pijshëm për banoret të Orllanit me rrethin.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion