Rritja e temperaturave ka rritur edhe nevojën për ujë nga qytetarët.
Por disa banorë në lagjen “Qëndresa”, së fundmi po përballen me mungesë të furnizimit të ujit të pijshëm.
“Kur janë temperaturat e nxehta, boll vështirë është””, tha për RTK Rexhë Kukalaj, banor.
“Në mëngjes nuk ka ujë fare. Kur nuk ka ujë në këtë kohë, është keq për përgatitje, ushqim”, tha Ruzhdi Pacolli, banor.
Nga kompania e rajonale të ujësjellësit “Prishtina” deklarojnë se rritja e kërkesës nga qytetarët për përdorimin e ujit, e po ashtu edhe keqpërdorimi i tij kanë bërë që në disa lagje të këtë probleme me furnizim të ujit.
“Kërkesa për ujë të pijshëm është në këto temperatura ekstreme, ka tejkaluar çdo parashikim. Edhe 5 liqene t’i kishim nuk do të kishte mjaftueshëm ujë nëse krahasohet me rritjen e kërkesës për ujë në ditët e fundit. Nëse uji përdoret drejtë edhe konsumimi do të ishte normal. Kur uji keqpërdoret edhe konsumi është i jashtëzakonshëm””, tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Ajo thotë se Ujësjellësi është duke punuar me kapacitete maksimale që banorët të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
“Ne nuk jemi duke aplikuar asnjë reduktim, jemi duke punuar me kapacitete maksimale e po ashtu edhe niveli i ujit është në gjendje mjaftë të mirë. Por ankesat në disa janë janë për arsye se uji nuk po arrin në pikat e larta. Keqpërdorimi i ujit nga qytetarët nga pikat e ulëta, ka bërë që uji të mos arrijë në pikat e larta”, tha ajo.
Ajo njoftoi se nëse vazhdohet të këtë konsumim të jashtëzakonshëm të ujit nga ana e qytetarëve, kompania është e obliguar të vendosë në funksion sistemin e reduktimeve për një qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.
Në ditët e fundit me reduktime të ujit janë përballur edhe disa lagje të tjera në kryeqytet sikurse banorët e lagjes Mati 1, Muharrem Fejza e të Lagjes C në Prishtinë.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...