Banorët e fshatit Lebanë të komunës së Prishtinës, rrezikohen nga një shtyllë elektrike e cila mund të bie në mes rrugës nëse nuk ndërmerren masa për ndërrimin e saj.
Banorët thonë se shtylla mund t’i rrezikojë banorët seriozisht.
Ata kanë thënë se e kanë lajmëruar KEDS-in dhjetëra herë por këta të fundit nuk kanë shprehur interesimin për të intervenuar.
“Shtylla gjendet në mes të rrugës dhe është gati duke u rrëzuar. Nëse rrëzohet mund të mbysë ndonjë fëmijë. Ne kemi folur shumë herë me personat përgjegjës të KEDS-it, por ata ende nuk kanë ardhur për ta rregulluar”, ka thënë një banor i fshatit.
Lidhur me këtë, Telegrafi ka tentuar të thërras zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhala, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...