Banorët që jetojnë në rrugën ‘Zylfije Gashi’ në lagjen Sofalia janë ankuar se komuna nuk po e shtron këtë rrugë dhe se sipas tyre kjo rrugë që nga pas lufta është e parregulluar.
Në një prononcim për portalin arbresh.info njëra nga banoret e kësaj lagjeje ka thënë se komuna nuk po ua rregullon rrugën pavarësisht kërkesave të tyre.
“Kjo rrugë është e parregulluar që nga pas lufta. Rruga është prishur dhe mezi kalohet. Të gjithë banorët këtu kemi problem me ketë rrugë. Kemi qenë në komunë për të kërkuar që të na e rregulloj rrugën por ata nuk i kanë marr parasysh kërkesat tona”, ka thënë kjo banore pa dashur të tregoj emrin.
Ajo ka treguar që banorët kanë dërguar një lutje tek kryetari i Prishtinës.
“Komuna po na thotë neve që kjo rrugë është rrugë private e në anën tjetër këtu është rruga tjetër ‘Buna’ e cila është rregulluar. Po ashtu komuna këndej po rregullon kanalizime dhe rrugë tjera ndërsa këtë jo”, ka thënë ajo./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...